Biografia
Biografia e shkurtër
Prof. Dr. med. Dr. phil. Halil Krasniqi MD, PHD, MSc, MSc, DSc, DSc
Kirurg dhe zbulues shkencor, pas diplomimit në studimet e para në Fakultetin klinik te Defektologjisë (Heilpädagogik) në Universitetin Filozofik, ka vazhduar studimet ne Mjekësinë humane dhe është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Heinrich Heine në Düsseldorf në vitin 1998.
Specializimin e Kirurgjisë së përgjithshme, Krasniqi e përfundoi në Klinikën Universitare të kirurgjisë nën oput të Prof. Dr. Dr. Dr. Röher, kurse Specializimin e Kirurgjisë vaskulare po në të njëjtën klinikë Universitare nën oputin e Prof. Dr. Dr. Dr. Ë. Sandmann.
Prof. Krasniqi posedon mbi 16 specializime dhe ka diplomuar në dy Fakultete duke mbrojtur dy doktoratura shkencore me vazhdim akademik të Profesorit të shkencave të kirurgjisë.

Specialist i endovaskular, ka mbrojtur dy doktoratura shkencore në fushën e kirurgjisë vaskulare, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Düsseldorfit, në Fakultetin Filozofik (Heilpädagogik) Aachen.
Në vazhdim Profesori mbaroi specializime të shumta Pasuniversitare si ato për trajtimet Intervencionale dhe Endovaskulare si Specialist Endovaskular dhe Kirurg Endovaskular në Düsseldorf dhe Berlin me superspecijalizim të Radiologjisë Intervente.
Specializimet e mëtutjeshme vazhduan edhe në shkenca tjera medicionale sikur diplomimi në shkencat e Sexualitetit, shkencat e Psikologjisë familjare si dhe specializimeve të tjera në trajtimet kirurgjike Hibride.
Ekspert i Kirurgjisë, i vlerësuar nga shkenca Gjermani ishte Shef i klinikës vaskulare dhe kirurgjisë së përgjithshme në Spitalin St. Willehand në Wilhelmshaven. Karrierën e tij e vazhdoi ai gjatë pozitës si Drejtor i kirurgjisë vaskulare në St. Johannes Hospital në Varel. Së fundi Profesor Krasniqi ishte Shef i kirurgjisë vaskulare në Helios Klinikum në Pforzheim.
Si Docent ligjërues i kirurgjisë në Fakultetin e mjekësisë në Universitetin Heinrich Heine në Düsseldorf, në Universitetin Carl von Ossietzky në Oldenburg, në Universitetin Ruprecht Karls në Heidelberg dhe së fundi në Kolegjin UBT në Prishtinë, Kosovë, Profesor Halil Krasniqi, ishte dhe është korife i mbështetjes shkencore në Evropë.

Profesor Krasniqi zbuloi shifken Bidirektionale në vitin 2020, ku fitoi vendin e katërt në garat e zbulimeve shkencore nga Çmimi Arthur Fischer në Stuttgart dhe është vlerësuar ndër 10 zbulimet më të mira shkencore nga 200 shkencëtar të Gjermanisë. Zbulimi i Shifkes KRASSA është patentuar me patentën e nivelit botëror numër 20 2018 107 159, Shifka KRASSA përdoret nga disa disiplina mjekësore të cilat trajtojnë sëmundjet vaskulare me metodën intervencionale dhe atë endovaskulare. Shërben për hyrjen në Arterie dhe Vena. Kirurgët vaskular, Kardiologët, Radiologët, Angiologët mund ta përdorin shifken duke marr parasysh ekspertizën e tyre në trajtimin vaskular.
Profesor Krasniqi ishte ligjerues në University Heinrich Heine Düsseldorf, University Carl von Ossietzky, Oldenburg, dhe University Ruprecht Karls, Heidelberg.
Ekspert vaskular për herë të parë në historinë e kirurgjisë vaskulare në Kosovë, implantoi Stentprotezat në Aortën Torakale, Abdominale dhe në Arteriet e veshkave. Gjithashtu në vitin 2016 ai trajtoi me metodën intervencionale Aneurizmen e A. Subclavia mbi 12 cm duke e mbyllur atë me Coil.
Në vitin 2015 Krasniqi përdori për herën e parë trajtimin e Venave të sëmura me RFITT (Radiofrequenz termo terapi bipolare) duke e etabluar këtë metodë ne Kosovë dhe Shqipëri.
Në vitin 2016, Profesor Krasniqi implantoi Prothese e parë Aortobiiliacale në Kosovë, tek një pacient 62 vjeçar me Aneurizmen Abdominale mbi 11 cm. Trajtimi Endovaskular ishte i suksesshëm. Pas këtij trajtimi vazhduan edhe trajtimet tjera të patologjisë së Aortes Supra dhe Infrarenale.
Në vitin 2017 ai trajtoi me TEVAR një 57 vjeçar me Dissekacion të Aortës Thorakoabdominale për herë të parë në Kosovë. TEVARI ishte i suksesshëm. Pas këtij trajtimi vazhduan edhe trajtimet tjera Endovaskulare të patologjisë së Aortës Torakale Aneurizmës dhe Disekacionit.
Në vitin 2018 Krasniqi gjithashtu për herë të parë në Kosovë Implantoi Stentet në Arteriet renale tek pacienti 15 vjeçar me tandem stenoz dyfishe renale. Pacienti 15 vjeçar aplikonte 3 medikamente antihypertensive. Pas trajtimit intervencional tensioni arterial normalizohet plotësisht.
Profesor Krasniqi, është Profesor i Kirurgjisë në UBT, Prishtinë dhe ekspert Kirurg dhe Kirurg Vaskular në Kosovë.
Në muajin Maj 2023 plotësohen 28.000 operacione të kryera nga Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi.